Kandidatët
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftime

Njoftim: Embracing Opportunities: Strengthening Auditors’ Education in Albania


Njoftim: Lista emërore e kandidatëve për "Auditues Ligjor’’ Viti 2020

Njoftim: Trajnime online për kandidatët e titullit Auditues Ligjor

Tiranë, 8 qershor 2020

Në vijim të realizimit të programit të edukimit të kandidatëve për titullin Auditues Ligjorë, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka nisur ditën e premte datë 5 qershor 2020 zhvillimin e trajnimeve online për kandidatët e vitit të parë 2020.


Kandidatët e vitit të parë gjatë vitit 2020 do të zhvillojnë trajnime në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit dhe më tej do të vijojnë me ndjekjen e leksioneve dhe seminareve të modulit Raportimi Financiar i Avancuar (Advance Financial Reporting -AFR).

Përvecse të gjenduar në kushtet e distancimit social, IEKA synon të vijojë realizimin e trajnimeve online, në të njëjtën linjë me zhvillimet më të reja në fushën teknologjike duke ofruar më shumë mundësi për anëtarët dhe kandidatët e saj.

Zhvillimi i trajnimeve online po bëhet më i zakonshëm se kurrë, kjo për shkak të lehtësirave që zhvillimet teknologjike po ofrojnë. Tashmë aksesushmëria në trajnime është më e lehtë, kandidatët mund të ndjekin leksionet/seminaret kudo që ato ndodhen nëpërmjet kompjuterave apo smartphoneve të tyre. Një tjetër lehtësi e këtyre trajnimeve është edhe arkivimi e regjistrimi i materialeve dhe diskutimeve të drejtepërdrejta, lehtësisht të aksesueshme për shkarkim dhe printim në çdo kohë.

Struktura e Edukimit ka ndërmarrë të gjitha masat organizative të nevojshme dhe vijon të ofrojë suport për të gjithë kandidatët dhe lektorët e angazhuar.

Trajnimet e vazhdueshme janë të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin profesional të kandidatëve, por gjithashtu ndikojnë pozitivisht në cilësinë e shërbimeve që do të ofrohen prej tyre në të ardhmen.

Duke nisur nga data 18 qershor 2020, do të nisin edhe trajnimet online për kandidatët e vitit të dytë të praktikës profesionale.



   


Njoftim: Testimi i ndërmjetëm për kandidatët e vitit të parë 2019 dhe testimi hyrës për kandidatët që fillojnë praktikën profesionale 2020

Tiranë, 11 & 12 Shkurt 2020

Në vijim të realizimit të programit të edukimit të kandidatëve për marrjen e titullit Auditues Ligjorë, kandidatët e vitit të parë (2019) zhvilluan më datën 12 shkurt 2020 testimin e ndërmjetëm lidhur me zhvillimin e modulit Raportimi Financiar i Avancuar (Advance Financial Reporting -AFR) si dhe për njohuritë e marra gjatë trajnimit në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
Në programin e edukimit profesional të kandidatëve përfshihen të gjitha kërkesat e Standardeve të Edukimit të IFAC (IES), ku bëjnë pjesë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, Dhënies së Sigurisë, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet e Etikës Profesionale.
Duke nisur nga viti 2019, Insituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka nisur trajnimin i kandidatëve për Auditues Ligjor bazuar në kurrikulën e re të profesionit, duke i dhënë mundësinë shumë të rinjve për t’u kualifikuar, nëpërmjet përdorimit të metodave dhe literaturave bashkëkohore të mësimdhënies.
Për herë të parë gjatë këtij viti trajnimet kanë nisur të zhvillohen në formën e leksioneve dhe seminareve, me qëllim nxitjen e diskutimeve dhe shkëmbimet e eksperiencave midis kandidatëve.
Gjatë vitit 2019, kandidatët e vitit të parë janë trajnuar në fushën e Standardeve Kombëtare te Kontabilitetit, si dhe kanë nisur trajnimet e modulit të Raportimit Financiar të Avancuar lidhur me:
  1. Përgatitjen e Pasqyrave Financiare –Kuadri Konceptual;
  2. Etikën Profesionale;
  3. Të ardhurat (SNRF 15);
  4. Aktivet Afatgjata, bujqësore dhe inventarët;
  5. Qiratë Financiare (SNRF 16);
  6. Përfitimet e punonjësve dhe pagesat e bazuara në aksione (SNRF 2);
  7. Kurset e kembimit dhe ngjarjet pas datës së bilancit, provizionet dhe detyrimet e kushtëzuara.
Njohurite e marra deri më tani në këtë modul, janë fokusuar dhe do të vijojnë të fokusohen në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Finanicar.
Trajnimet për pjesën e dytë të këtij moduli parashikohet të vijojnë në muajt në vijim me fokus kryesisht në trajtimin e temave si më poshtë.
  1. Instrumentat Financiare;
  2. Kontabiliteti i grupit (grupet bazë dhe grupet komplekse);
  3. Ndryshimet në strukturën e grupit, riorganizimi i tij;
  4. Raportimi i performancës dhe vlerësimi i saj;
  5. Raportimi i segmenteve, etj.
Gjithashtu më datën 11 shkurt 2020, u zhvillua testimi hyrës për të gjithë kandidatët e miratuar me Vendim të Keshillit Drejtues të IEKAs të cilët fillojnë praktikën profesionale në Janar 2020. Sipas Rregullores së Edukimit dhe Kualifikimit Profesional, kandidatët të cilët aplikojnë për tu regjistruar në praktikën profesionale i nënshtrohen fillimisht një testimi me shkrim lidhur me njohuritë e formimit të përgjithshëm dhe njohuritë bazë në fushën e kontabilitetit e financës.
Kandidatët fitues të këtij testimi hyrës do të vijojnë trajnimet në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe modulin e Raportimit Financiar të Avancuar.














Njoftim: Tarifa e regjistrimit dhe tarifa e trajnimit në praktikën profesionale
  1. Tarifa e regjistrimit në praktikën profesionale është 75.000 lekë dhe afati i pagesës është deri në datën 31 mars. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKAs me vendim nr 51 datë 7.12.2018)
  2. Tarifa e trajnimit në praktikën profesionale është 30.000 lek/vit dhe afati i pagesës është deri në datën 30 qershor. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKAs me vendim nr 6 datë 14.01.2020)
Njoftim: Lista e dokumentave per pranim ne praktiken profesionale Viti 2020

Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale 2020,

Ju njoftojmë se mbështetur në nenin 15 dhe 16 të Ligjit 10091 datë 5.03.2009 “Për auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në praktikën profesionale për të marrë titullin Auditues Ligjor, duhet të depozitojnë pranë IEKA-s, në periudhën 1 deri 15 Nëntor 2019 dokumentat më poshtë:
  1. Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional (KEKV);
  2. CV e aktualizuar;
  3. Kartë Identiteti (kopje);
  4. Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
    a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
    b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
    c) Diplomat e barasvlershme me to.
    Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
  5. Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
  6. Dëshmi penaliteti;
  7. Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
  8. Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar nga që nga 01 Janar 2020;
  9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
  10. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :
Emertimi i llogarisë:                 Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi:                              Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2020

Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661                 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA


1 Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.


Njoftim: “Sot për të Ardhmen” mbi profesionin e Audituesit Ligjor
Në vijim të zhvillimit dhe realizimit të programit të edukimit të kandidatëve për marrjen e titullit Auditues Ligjorë, kandidatët e vitit të parë nisën në datë 11 Korrik 2019 trajnimin
sipas kërkesave të vendosura në kurikulën e profesionit të Audituesit Ligjorë. 

Ky trajnim do të vijoje të zhvillohet në sallën e trajnimeve të IEKAs  duke nisur fillimisht me modulin “Raportimi Financiar i Avancuar’’ i cili do të bazohet drejtpërdrejt në aftësitë dhe njohuritë e fituara në modulin e Raportimit Financiar të Ndërmjetëm, duke i konsideruar çështjet/temat dhe standardet e studiuara në këtë modul, në një nivel më të avancuar.


 


Në fjalën hapëse, Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKAs Prof. Dr Hysen Çela vuri theksin mbi impaktin e këtij programi në vendet në zhvillim si Shqipëria, si dhe mbi rezultatet pozitive që priten për një nisje të suksesshme ku, kualifikimi profesional është sot mundësia e shumë të rinjve për t’u kualifikuar e për t’u bërë forcë aktive në tregun e punës, ndaj edhe bashkërendimi i punës së Insititutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) përmes këtyre programeve, duhet të vazhdojë për t’a kthyer arsimin dhe praktikën profesionale në mundësinë që të rinjtë zgjedhin për të ndërtuar të ardhmen në profesionin e Audituesit Ligjor.


 


Z.Çela bëri një prezantim të procesit mbi zhvillimin e moduleve profesionale ku sipas kurrikulës së Audituesit Ligjorë, kandidatët në edukimin universitar duhet të ketë plotësuar
lëndët dhe disiplinat përkatëse që kërkohen në nivelet bazë dhe të ndërmjetëme. Plotësimi i këtyre disiplinave i jep mundësine për zhvillimin e nivelit profesional e cila do të kryhet sipas moduleve meposhtë:
  1. Moduli Raportimi Financiar i Avancuar
  2. Moduli Taksimi i Avancuar
  3. Moduli Legjislacion i Avancuar
  4. Moduli Drejtimi i Performancës i Avancuar
  5. Moduli Auditim dhe Dhënie Sigurie e Avancuar
  6. Moduli Etika Profesionale
Programi i moduleve profesionale që do të përdoret nga organizmi profesional i Audituesve Ligjorë (IEKA) ofron mundësi edukimi përmes qasjeve bashkëkohore të mësim-dhenies dhe shkëmbimeve shumë-dimensionale të përvojave. E ndërthurur me praktikën profesionale me kohëzgjatje normale 3 vite kalendarike ky program do të zhvillohet për kandidatët që do të marrin pjesë në një numër leksione/seminare, diskutimeve mbi rastet praktike gjatë të cilave do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

Njoftim: Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 22 maj 2019

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 22 maj 2019, u diskutua dhe u vendos se:
  • Kandidatët që aplikojnë për tu përjashtuar nga praktika profesionale bazuar në nenin 15, pika 6 të Ligjit 10091, duke filluar nga viti 2019, përpara se të marrin  pjesë në testimet e parashikuara në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, duhet të provojnë se kanë kaluar me sukses të gjitha provimet e aftësive teorike profesionale, që përfshihen në programin e miratuar nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, të hartuar sipas kërkesave të Ligjit të auditimit.

    Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, do të organizojë provime të vecanta për të gjitha ato disiplina, që nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë, bazuar në kurikulën e re të profesionit të Audituesit Ligjor.

Njoftim: Mbi Kurikulën e Profesionit të Audituesit Ligjor
Këshilli Drejtues i Institutit të Ekspertëve Kontabel të Autorizuar (IEKA) me Vendim Nr 37 datë 20.09.2017 miratoi Kurikulën e Profesionit të Audituesit Ligjor propozuar nga projekti  i  BB.
Zhvillimi i moduleve profesionale për Auditues Ligjor është e ndarë ne tre nivele.
Per me teper klikoni ketu.

Njoftim: Mbledhja e Keshillit Drejtues - Gusht 2016
Në datën 2 gusht 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs gjatë të cilës u vendos: 
Lexo vendimin mbi ndryshimet e kontratave te punes se stazhit 
Lexo vendimin mbi pranimin e kerkesave per stazh 2016

Njoftim: Vendim i Keshillit Drejtues  Nr 63 dt 27.12.2013 pagesat minimale mujore (bruto) per 3 tipet e marreveshjes