Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

eCode, një mënyrë inovative për aksesuar në Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Kontabilistët Profesionistë. Për të mësuar më shumë mbi eCode mund të regjistroheni për të ndjekur webinar-in e organizuar nga IEASB.

Për të qënë në përputhje me Kodin e rishikuar dhe të ristrukturuar që hyn në fuqi më 15 qershor 2019, IESBA po bën përgatitjet e fundit për lançimin e eCode, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit në fund të muajit qershorit. eCode është një mënyrë inovative për të qënë i angazhuar me Kodin Ndërkombëtar të Etikës për kontabilistët Profesionistë. Me dizajnin e saj të thjeshtë dhe vizualisht tërheqës, eCode vë theksin mbi ndërtimin dhe shkallëzimin e Kodit të ri. Karakteristikat elektronike të eCode përfshirë lidhjen me materiale jo autorizuese do të ndihmojnë përdoruesit për kuptuar dhe naviguar më mirë Kodin si dhe për ta zbatuar atë në vazhdimësi.

Për të mësuar më shumë mbi eCode të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen për të ndjekur webinar-in e organizuar nga IEASB më datë 12 qershor në adresën e më poshtme:

http://www.ifac.org/news-events/2019-04/join-us-ecode-webinar-june-12
































Objektivi

Nisma e IESBA me eCode ka për qëllim të ndihmojë përshtatjen dhe implementimin efektiv të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Kontabilistët Profesionistë (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë). Nëpërmjet kësaj nismeje, IESBA eksploron mënyrat më të mira për të përdorur teknologjinë ekzistuese në zhvillimin e një tools-i të bazuar në web me tipare dhe funksione të ngjashme me ato të një aplikacioni telefonik në mënyrë për të përforcuar strukturën dhe shkallëzimin e Kodit të ri. Dizajni inteligjent i eCode do të ndihmojë përdoruesit për të naviguar dhe aksesuar më lehtë parimet kryesore të etikës dhe pavarësisë që janë të rëndësishme për aktivitetet profesionale të kryera nga kontabilistët.

Kodi i ri i Etikës

Kodi i ri i Etikës i publikuar nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistët (IESBA) është hartuar për të lehtësuar përdorimin, navigimin dhe zbatimin e tij.

Kodi është hartuar për të siguruar udhëzime të qarta mbi mënyrën sesi kontabilstët duhet të trajtojnë çështjet etike dhe të pavarësisë.

Edhe pse parimet etike themelore mbeten të njëjta, në kodin e ri, kuadri konceptual unifikues ka pësuar rishikime të shumta. Si rrjedhojë, kodi përmban mënyra të reja për t’u përdorur nga kontabilistët profesionistë në identifikimin, vlerësimin dhe trajtimin e kërcënimeve kundrejt pajtueshmësrisë me parimet themelore dhe pavarësinë.

Ndër të tjera Kodi i ri përmban:
  • Dispozita mbi sigurinë të rishikuara dhe të hartuara për t'u përshtatur më mirë me kërcënimet mbi pajtueshmërinë me parimet themelore.
  • Dispozita më të forta mbi pavarësinë në lidhje me bashkëpunimin e gjatë ndërmjet personelit dhe klientëve të auditimit.
  • Seksione të reja dhe të rishikuara të dedikuara kontabilistëve profesionistë në biznes në lidhje me përgatitjen dhe paraqitjen e infromacionit dhe në lidhje me presionin për të shkelur parimet themelore.
  • Udhëzime të qarta për kontabilistët që ushtrojnë profesionin në praktikën publike duke shpjeguar që ata janë subjekt i dispozitave të rëndësishme për kontabilistët profesionistë në biznes.
  • Udhëzime të reja për të theksuar rëndësinë e kuptimit të fakteve dhe rrethanave gjatë ushtrimit të gjykimit profesional.
  • Udhëzime të reja për të shpjeguar sesi pajtueshmëria me parimet themelore mbështet ushtrimin e skepticizmit profesional në një auditim apo angazhime të tjera të dhënies së sigurisë.
Ashtu siç është shprehur edhe më lartë Kodi i ri do të titullohet Kodi Ndërkombëtar i Etikës për Kontabilistët Profesionistë (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë) dhe do të hyjë në fuqi nga qershori i 2019.