Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Adaptimi është një udhëtim, Zbatimi është një tjetër

Burimi i informacionit - IFAC

Nuk ka ligje ndërkombëtare që kërkojnë që kombet të miratojnë dhe të zbatojnë standardet ndërkombëtare që janë thelbësore për të besuar te efektiviteti i tregjeve, investimet dhe rritja ekonomike. Por pavarësisht kësaj, këto Standarde janë miratuar për shkak të cilësisë, legjitimitetit, ndikimit të tyre dhe faktit që përqendrohen te interesi publik. Që prej vitit 2000, organizatat anëtare të IFAC kanë qenë instrument kyç në procesin e adaptimit dhe implementimit të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit, duke udhëhequr kështu rritjen e mëtejshme ekonomike dhe stabilitetin. Në Ditën Botërore të Standardeve, IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve) publikoi një raport të ri ku përshkruhet sesi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Audimit, të cilat fokusohen në auditim, siguri, etikë, edukim si dhe në kontabilitetin e sektorit privat dhe publik, po adaptohen dhe implementohen globalisht.

Raporti, në të cilin përfshihen të dhëna nga më shumë se 170 organizata profesionale të kontabilitetit dhe auditimit që janë anëtare të IFAC, tregon mbështetje të madhe dhe të qëndrueshme për adaptimin dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare, veçanërisht në fushat ku organizatat anëtare të IFAC janë të përfshira në proces nga fillimi deri në fund.

Standardet Ndërkombëtare: Raporti i Statusit Global i vitit 2019 tregon se:
  • +90 % e juridiksioneve të kontrolluara përdorin Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Kodin Ndërkombëtar i Etikës për Profesionistët Kontabël.
  • +80 % e juridiksioneve të kontrolluara kanë mekanizma monitoruese dhe zbatuese për kontrollin e cilësisë, investigimin dhe disiplinën.
  • 76% e organizatave anëtare të IFAC kanë disa nivele autoriteti në adaptimin e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.
  • Organizatat anëtare të IFAC janë instrumentat kyç që sigurojnë zbatimin e standardeve me cilësi të lartë përmes përkrahjes, rritjes së ndërgjegjësimit, mbështetjes teknike, përkthimit, trajnimit dhe zbatimit.
Raporti gjithashtu hedh dritë mbi historinë e rëndësishme dhe shpesh të patreguar se si standardet adaptohen dhe implementohen - një proces që mund të jetë po aq kompleks sa vetë zhvillimi i një standardi.

Kevin Dancey, Drejtori Ekzekutiv i IFAC, shprehet se “Meqenëse nuk ka ligje ndërkombëtare që i kërkojnë kombeve për të adaptuar dhe zbatuar standardet ndërkombëtare, mbështetja nga organizatat anëtare të IFAC për këto dy objektiva është mjaft e rëndësishme për të arritur progres. Raporti i ri përforcon ndikimin e standardeve në rritjen e transparencës dhe krijimin e një gjuhe të përbashkët për informacione financiare me cilësi më të lartë."

Sipas raportit të ri, ekziston një trend pozitiv në përdorimin e standardeve ndërkombëtare, ku organizatat anëtare të IFAC kanë autoritet në mjedisin e rregullatorëve dhe hartuesëve të standardeve. Megjithatë mbështetja nga palët e interesuara si polikëbërësit ndërkombëtarë, organizatat rregullatore, si dhe nga udhëheqësit qeveritar, akademikë dhe të biznesit, kërkohet për të zgjeruar historinë e suksesit në adaptim, duke krijuar kushtet e duhura për zbatim. Sipas Dancey “Standardet ndërkombëtare kanë nisur rrugëtimin që prej vitit 2000 kur kishte pak ose aspak adaptim global. E ndërsa ka gjithnjë  më shumë për të bërë, organizatat anëtare të IFAC luajnë një rol jetësor në sigurimin e implementimit të suksesshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit, të cilat së fundi ndihmojnë në nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe stabilitetin e tregut financiar në juridiksionet e tyre përkatëse".

Rezultatet mbështesin një raport të vitit të kaluar të IFAC që zbuloi një mbështetje të gjerë të standardeve. Dallimi është se raporti i mëparshëm bazohej në një analizë të rreth gjysmës së juridiksioneve të IFAC. Ky është raporti i parë i plotë që vlerëson të gjitha fushat dhe juridiksionet e tij. Kjo ndihmon në konfirmimin se ekziston një angazhim i lartë ndaj standardeve ndërkombëtare  dhe se nuk vërehet ndonjë ulje në angazhimin për një gjuhë globale të përbashkët për raportim financiar dhe auditim me cilësi të lartë. Përkundër tendencave kryesore politike drejt nacionalizmit dhe izolimit, gjuha e raportimit financiar, kontabilitetit dhe auditimit është ende duke ecur në një drejtim të përbashkët.

Si gjithmonë, profesioni global është i gatshëm ta mbështesë këtë përpjekje.























Rreth Raportit

Standardet Ndërkombëtare: Të dhënat e Raportit të Statusit Global 2019 vijnë nga Programi i Pajtueshmërisë së Anëtarëve të IFAC dhe mbulojnë 173 organizata anëtare të IFAC dhe 130 juridiksione në të cilat ato veprojnë. Raporti vendos një bazë për adaptimin dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe zbulon se si praktikat më të mira të kontabilitetit dhe organizatat anëtare të IFAC kanë një impakt pozitiv.

Kliko këtu për të parë raportin e plotë.