Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Njoftim mbi dorëzimin e Pasqyrave Financiare për vitin fiskal 2019

Në bazë të Aktit Normativ nr. 10 për një ndryshim në ligjin nr.8438, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019 është data 31 Korrik 2020.
Së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
  • raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
  • inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
  • inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
  • kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin
  • inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar.
Përveç se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte dhe  Indirekte
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyrës
  • Pasqyra e pozicionit financiar

Për më shumë informacion, klikoni këtu.