Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: [email protected]
Njoftime

Mbi një Takim të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe Institutin e Kontabilistëve të Miratuar (IKM) të Shqipërisë

Përfaqësues të IEKAs zhvilluan një takim online me përfaqësues të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) të Shqipërisë.

Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në mundësitë e organizimit të sesioneve të përbashkëta të Edukimit të Vijueshëm Profesional, përkthimin e Standardeve të reja për Menaxhimin e Cilësisë, bashkëpunimin në sferën e dhënies së sigurisë për cilësinë  etj.

Të tre Shoqatat, si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK) ranë dakord që të jenë zë i përbashkët i zhvillimit të profesionit në rajon dhe më gjerë.