Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: [email protected]
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069
Email: [email protected]
Njoftime
Mbi mbledhjen e Këshillit Drejtues datë 9 shkurt 2021
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 9 shkurt 2021, u diskutuan dhe u morën vendimet më poshtë:-
Miratimi i Programit të Punës së Këshillit Drejtues për vitin 2021 i cili fokusohet në objektivat strategjikë të Institutit për vitin 2021 sic janë realizimi i kontrollit të cilësisë për entitetet jo me interes publik dhe shërbimet e tjera, zbatimi i kurrikulës së miratuar të kandidatëve për auditues ligjorë, rishikimi i statutit të IEKAs dhe i disa rregulloreve, hartimi i programit të provimeve të aftësisë profesionale të bëjnë ndryshimet e duhura për tju përshtatur zhvillimeve të profesionit dhe kërkesave të kohës, etj.
-
Duke vlerësuar nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Bordin e Mbikqyrjes Publike diskutoi për nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy institucioneve dhe autorizoi Kryetarin e Këshillit Drejtues z. Berti Pashko, për nënshkrimin e saj.
Kliko këtu për Marrëveshjen e Bashkëpunimit.
-
Për të gjithë Audituesit Ligjorë që ndjekin trajnimet e zhvilluara online gjatë vitit 2021 për procesin e fiskalizimit, të njihen 4 orë në kuadër të kualifikimit të vijueshëm profesional.
Nisur nga situata e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19:
- Anëtarët e IEKAs që nuk kanë mundur të marrin pjesë në kualifikimin e vijueshëm profesional 2020 tu konsiderohet i kryer kualifikimi i vijueshëm profesional,
- Për kandidatët që nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e vitit 2020, kriteri i mungesave të mos konsiderohet faktor për hyrjen në testimin përfundimtar dhe përsëritjen e vitit.
-
Të krijojë një Grup Pune që do të merret me hartimin e Statutit të IEKAs i cili të ketë përbërjen e mëposhtme:
- 2 Anëtarë të Këshillit Drejtues;
- 2 Auditues Ligjorë që ushtrojnë profesionin;
- 1 Auditues Ligjorë që nuk ushtron profesionin;
- 1 Anëtar i Stafit Ekzekutiv;
- 2 Juristë profesionistë në fushën e hartimit të legjislacionit;
- Cështje të tjera me natyrë administrative e teknike.