Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: [email protected]
Njoftime

Njoftim për shprehje interesi për Inspektorë të Kontrollit të Cilësisë

Këshilli Drejtues i IEKAs, do të përzgjedhë dy Inspektore për Kontrollin e Cilësisë për Entitetet Jo me Interes Publik dhe fton individët që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si Inspektor të Kontrollit të Cilësisë të bëjnë një paraqitje të kandidaturës me shkrim.

Në rastin e delegimit nga BMP të kontrollit të cilësisë së auditimeve për njësitë jo me interes publik, IEKA do të punësojë inspektorët nëpërmjet një procedure e cila të sigurojë që:
  • Inspektorët kanë kapacitete të mjaftueshme, aftësi dhe eksperiencë në punë,
  • Inspektorët duhet të veprojnë në përputhje me parimet e objektivitetit dhe konfidencialitetit sipas Kodit të Etikës së profesionit;
  • Inspektorët nuk janë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas kuadrit rregullator në fuqi.
Sipas nenit 4 pika 5 të Ligjit 10091 date 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit te Audituesit ligjor dhe Kontabilistit të Miratuar” (i ndryshuar), Inspektorët e angazhuar nga IEKA duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel në profilet auditim, kontabilitet ose financë, si dhe të kenë jo më pak se 10 vjet përvojë pune në fushën e auditimit ligjor e të raportimit financiar, kombinuar me trajnime specifike për dhënien e sigurisë së cilësisë;
     
  • të mos ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor dhe të mos jenë të punësuar apo të angazhuar me një auditues ligjor ose shoqëri auditimi;
     
  • të mos kenë konflikt interesi ndërmjet tyre dhe me audituesin ligjor ose shoqërinë e auditimit. Këta punonjës, përpara nisjes së procesit të sigurimit të cilësisë, plotësojnë një deklaratë me shkrim, ku deklarojnë se nuk janë në konflikt interesi me audituesin ligjor dhe/ose shoqërinë e auditimit, objekt të kontrollit të cilësisë.
Të interesuarit të dërgojnë kërkesën dhe një CV, deri në datën 30.04.2021 në adresën:
IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.