Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: [email protected]
Njoftime

Informacion per publikimin e revistes se BMP

Njoftim për Audituesit Ligjorë,

Ju informojmë se Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka filluar publikimin e një reviste peridike.

Kjo revistë synon të informojë profesionistët e fushës, palët e interesuara dhe publikun e gjerë, mbi zhvillimet dhe risitë më të fundit në fushën e auditimit dhe kontabilitetit në vend dhe në botë, dhe do të pasqyrojë jo vetëm opinionet e profesionistëve të fushës, ndryshimet më të fundit legjislative dhe debate të një niveli profesional, por edhe rezultatet e proceseve të hetimeve administrative mbi audituesit dhe ecurinë e kontrollit të dokumentacionit të kontabilistëve të miratuar.

Revista e BMP ka një kosto totale të abonimit vjetor në vlerën 4,000 lekë (në total 4 botime në vit).

Anëtarët që dëshërojnë të abonohen në këtë revistë janë të lutur të dërgojnë një email me kërkesën për abonim në adresën [email protected].