Njoftime
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: [email protected]
Njoftime

Njoftim për paraqitje kandidature për anëtar të KID

Këshilli Drejtues i IEKAs, do të përzgjedhë një anëtar për Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës për shkak të ndërprerjes mandatit të anëtarit ekzistues, për periudhën qershor 2021 - shtator 2023.

Sipas nenit 4 dhe 5 të Rregullores së Investigimit dhe Disiplinës, Këshilli Drejtues fton anëtarët e Institutit që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si anëtar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të bëjnë një paraqitje të kandidaturës me shkrim.

Neni 13.3 i Statutit përcakton që Nuk mund të zgjidhen në organet e Institutit:
  • Anëtarët që në datën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve nuk kanë shlyer kuotën fikse të anëtarësisë,
  • Anëtarët të cilët prej tre vjetëve përpara datës së mbledhjes kanë qënë subjekt i një mase disiplinore sipas nenit 55 të Ligjit.
  • Dy apo më shumë anëtarë të cilët kanë paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në organet drejtuese të tij dhe kanë ose për një periudhë prej jo më pak se katër vitesh, kanë qenë ortak angazhimi me ose pa pjesëmarrje në kapital, në të njëjtën shoqëri auditimi.
Sipas Rregullores, qënia anëtar në KID është e papajtueshme me funksionet në Komitetet apo Komisionet e tjera të IEKA-s.

Të interesuarit të dërgojnë kërkesën dhe një CV, deri në datën 31.05.2021 në adresën elektronike: [email protected] ose në adresën postare: IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.